100 vjeçarja në Francë ngatërroi Merkel me gruan e Macron, reagimi i saj fantastik (VIDEO)

Jo gjithçka shkoi në bazë të protokollit në shënimin e 100 vjetorit të armëpushimit të Luftës së Parë Botërore. Liderët botërore që u mblodhën në Paris në disa raste dilnin edhe jashtë këtij protokolli.

Përderisa presidenti francez Emmanuel Macron po takonte një grua 100 vjeçare e lindur në po të njëjtin vit kur edhe kishte përfunduar lufta.

Ajo madje shprehet se e gjithë kjo është e mrekullueshme, duke ia dhënë dorën presidentit Macron.

Madje ndër të tjerash gruaja e moshuar i thotë të mos e bëjë të qajë, transmeton Indeksonline.

Përderisa po realizohej biseda, gruaja në fjalë pyet kancelaren gjermane, Angela Merkel nëse ishte ajo ishte bashkëshortja e Macron. Merkel u përgjigj në mënyrë shumë të sjellshme, duke i thënë se ishte kancearja gjermane.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu