Ministri Turhan: Mbi kanalin e Stambollit do të ndërtojmë 10 ura

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës të Turqisë, Cahit Turhan sot në Ankara deklaroi se mbi kanalin e Stambollit, i cili do të bashkojë Detin Marmara dhe Detin e Zi, do të ndërtohen 10 ura, raporton Anadolu Agency (AA).

Turhan sot ishte mysafir i panelit editorial të AA-së në Ankara, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe redaktorëve të AA. Ai foli për Aeroportin e Stambollit, të tretin në metropolin e Turqisë, i cili zyrtarisht u hap më 29 tetor dhe projektin e kanalit të Stambollit.

Ai theksoi se Aeroporti i Stambollit është një mega projekt.

“Nga 31 dhjetori të gjitha ardhjet dhe nisjet nga aeroporti Ataturk do të bëhen nga aeroporti i sapohapur i Stambollit”, ka thënë Turhan.

Ministri Turan iu përgjigj edhe pyetjeve lidhur me projektin e kanalit të Stambollit, kanalin lundrues me gjatësi 45 kilometra, i cili do të lidh Detin Marmara dhe Detin e Zi dhe që parashikohet të përfundojë deri në vitin 2023.

“Në kuadër të projektit të kanalit të Stambollit janë planifikuar të ndërtohen 10 ura. Jam i mendimit se fillimi i punëve të ndërtimit të kanalit nuk do të presë vitin 2020, por do të fillojmë që në viti 2019”, ka thënë Turan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu