Daut Haradinaj kërcënon Serbinë: Kur të doni mësyjani Veriut, do t’ua bëjmë tri herë më zi se sa më 1999-ën

Ish- luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj i është kundërpërgjigjur Serbisë lidhur me deklaratat e zyrtarëve të kësaj të fundit se nëse nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare me Kosovën, atëherë ata do ta marrin me ushtri veriun.

“Kur të kanë qejf le t’ia mësyjnë, tri herë më zi se më 1999-ën do t’ua bëjmë. Ata e kanë provuar më 1999, kur kanë qenë fuqia e tretë në Evropë dhe janë turpëru”, ka thënë Daut Haradinaj në “Blic Interview me Astrit Gashin që transmetohet sonte./klankosova


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu