Kryetari i RDK-së Fadil Zendeli i tregon “muskujt” në Gostivar (FOTO)

Fadil Zendeli, i caktuar nga kuvendi i RDK-së si lider i kësaj partie, sonte në qytetin e Gostivarit ka mbledhur strukturën lokale.

Gjatë takimit, është diskutuar aktualiteti politik, bashkëpunimi me Lëvizjen BESA si dhe zhvillimet e tjera. I pranishëm ka qenë edhe kryetari i degës së Gostivarit, Arben Ademi, raportojnë mediat lokale në Gostivar.

 Ndryshe, në këtë takim të kryetarit të RDK-së, Zendeli, të pranishëm kanë qenë edhe të gjitha strukturat – apo kryetarët e nëndegëve të RDK-së në Gostivar. Ky takim me këtë shtrirje strukturore në terren thuhet se i ka alarmuar “forcat progresivo – regresive” të BDI-së.
1
2
3
4
5

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu