Zaev: I di të gjitha detajet për Gruevskin

Idi të gjitha detajet, tërësisht jam i informuar. Kur të vijë koha unë dhe ministri Spasovski do t’i japim të gjitha detajet e hetimit edhe për pjesën e hetimit të brendshëm të MPB-së edhe për pjesën e Prokurorisë Publike.

Ligjet në Maqedoni thonë se kur keni urdhër prej Prokurorisë Publike hetimi duhet të përfundojë dhe më pas të kumtohen rezultatet dhe ne e respektojmë atë, deklaroi kryeministri Zoran Zaev për hetimin rreth arratisjes së ish-kryeministrit dhe kryetar nderi i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në Hungari pasi ishte dashur të paraqitet për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh.

Hetimi ka të bëjë për çështjen kush dhe si i ka ndihmuar ta braktis territorin e Republikës së Maqedonisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu