Zaev: Bullgaria nuk ka kërkuar ndihmë për hetimin e pasaportave bullgare

Bullgaria nuk kërkoi ndihmë nga autoritetet e Maqedonisë në hetimin për shitjen e pasaportave bullgare. Këtë e tha kryeministri Zoran Zaev përpara gazetarëve bullgarë në Lisbonë, ku po merr pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste Evropiane.

“Neve na është e qartë se shumë maqedonas kanë pasaporta bullgare dhe ne kemi bullgarë në Maqedoni. Ne nuk kemi asnjë problem, por nëse diçka është e paligjshme, Bullgaria do t’i ndalojë ato”, tha Zaev.

Zaev tha se shtetasit e Maqedonisë përfitojnë vetëm nga marrëveshja e fqinjësisë me Bullgarinë.

Në mes të 15 dhe 25 janarit, Kuvendi duhet të miratojë përfundimisht ndryshimet kushtetuese për emrin e Maqedonisë Veriore, sqaroi Zaev. Ai shprehu besimin se dy të tretat e shumicës do të sigurohen, për pranimin e ndryshimeve dhe se Kuvendi do të siguronte unitetin e Maqedonisë.

“Sepse me këtë marrëveshje, si deri më tani me marrëveshjen me Bullgarinë, ne kemi ndërprerë problemet tona dypalëshe me fqinjët tanë. Dhe ata ende kanë nevojë për t’ua dëshmuar qytetarëve të Greqisë dhe Maqedonisë se kjo është vetëm për të mirë, si me Bullgarinë, të gjithë e panë se kemi vetëm dobi”, komentoi Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu