“Më e dyshimtë ekspertiza se rasti Monstra”

Ekspertiza e mjekësisë ligjore në të cilën thuhet se pesë viktimat e rastit Monstra janë vrarë në afërsi prej 1.5 metrave është pjesë e provave për montimin e gjithë rastit, thotë avokati Naser Raufi në një prononcim për Gazetën Lajm. Sipas tij – një dëshmi tjetër për kurdisjen e procesit gjyqësor, përbën fakti se ekspertët nuk e dinë se kush i ka dorëzuar tek ata provat materiale, të cilat janë dorëzuar pa urdhër të gjykatës dhe nga persona jo kompetent, shkruan Gazeta Lajm.

“Ekspertizat janë pjesë e provave për montimin pasi ekspertët nuk kanë njohuri se kush i ka sjelle tek ata provat materiale dhe janë dorëzuar nga persona që nuk janë kompetent për t’i dorëzuar dhe pa urdhër të gjykatës”, u shpreh avokati Naser Raufi.

Më tej ai thotë se vrasjet nga prapa dhe afërsia në të në cilën është kryer krimi në rastin “Monstra”, i ngjajnë një vepër të kryer nga profesionist dhe jo nga njerëz të rëndom të cilët nuk kryer asnjë vepra të ngjashme.

Reagimi i avokatit vjen një ditë pasi mjekët e Mjekësisë Ligjore gjatë shpalosjes së ekspertizës së tyre para gjykatës thanë se pesë viktimat te Liqeni i Smillkovës janë vrarë pas shpine në afërsi prej 1.5 metrave, katër prej të cilëve nga municionet e kalibrit 9 milimetër dhe 7.62 milimetër.

Eksperti i mjekësisë ligjore, Zllatko Jaqovski ka thënë se pesë trupat janë vrarë aty ku janë gjetur trupat dhe në periudhë të shkurtër kohore.

“Të vrarët kanë vdekur prej lëndimeve të marra nga armët e zjarrit, ndërkaq gjurmë të gjakut ka pasur nën trupat e tyre, që tregon se vendi i ngjarjes ka qenë mu aty”, tha Zllatko Jaqovski, Ekspert i mjekësisë ligjore.

Ekspertët gjatë elaborimit të detajeve në lidhje me atë se çfarë kanë parë dhe çfarë kanë evidentuar, në lidhje me trupat e viktimave në aspektin e mjekësisë ligjore, gjithashtu treguan se në urinën e Filip Sllavkovskit dhe Cvetanço Acevskit , kanë gjetur substancë të kanabisi.

Në seancën në të cilën është dorëzuar ekspertiza mjekësore e rastit, familjarët e të akuzuarve nuk kanë marrë pjesë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu