Sot është dita e tetë e protestës së studentëve, të cilët kërkojnë plotësimin e kërkesave që i kanë paraqitur Ministrisë së Arsimit.
Së fundmi me të rinjtë janë sensibilizuar edhe prindërit dfhe bizneset përreth protestës, ku kanë ofruar ushqime dhe pije.
Gjithashtu edhe banorët e Astirit të cilët edhe ata janë në protestë kanë ofruar ushqim për studentët.
Qindra sanduiçë po u shpërndahen në këto momente të protestuesve si shenjë solidariteti. /albeu











