Situata tensionohet me studentët në Tiranë, hidhen letra ndaj Ramës

Me mijëra student protestuan përsëri para Kuvendi të Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama i ftoi ata për dialog por u refuzua nga studentet, të cilët kërkesat i cilësojnë si të panegociueshme dhe kërkojnë të pranohen ashtu siç janë.

Rama ka përdorur sërish Twitterin për t’u dërguar mesazhin e radhës mijëra studentëve që janë në Tiranë e qindra të tjerëve që kanë bojkotuar mësimin në qytetet për rreth. Në postimin e tij Kryeministri shqiptar rithekson se ai është me studentët dhe i gatshëm të flasë me ta për 8 pikat, por refuzimin e tyre për dialog e cilëson dobësi dhe mungesë dëshire për të kuptuar.

“Miq! Kori i protestës kur s’të dëgjojnë është domosdoshmëri. Refuzimi në kor i Dialogut është dobësi. Ju duhet ta dini që UNE JAM ME JU. Jam gati për të 8 PIKAT. Duhet të diskutojmë si e kur do të realizohen. Nëse ju s’doni ta kuptoni këtë, vazhdoni mbajini peng të 8 PIKAT. Unë ju pres.” – tha Edi Rama, kryeministër

Protesta u diskutua edhe në seancën plenare në Kuvendin shqiptar ku edhe ndodhi një incident. Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji hodhi para kryeministrit Ligjin për arsim të lartë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu