Shefja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, do të organizojë një takim joformal me liderët e Ballkanit Perëndimor gjatë javës së ardhshme, në Bruksel.
Në takimin e ftuar për dhjetor do të diskutohet për situatën në rajon, për arritjet gjatë vitit 2018 dhe për planet për vitin e ardhshëm, ka njoftuar Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian.
“Në vitin 2018 është konfirmuar perspektiva e qartë evropiane, e bazuar në meritat dhe rezultatet, për të gjithë partnerët në Ballkanin Perendimor”, thuhet në njoftim.
Në muajin shkurt, Komisioni Evropian e miratoi strategjinë për Ballkanin Perëndimor, ndërkaq në samitin me BE-në në Sofje, në muajin maj, u mblodhën të gjithë përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, për herë të parë pas 15 vjetësh.
Në takimin e 19 dhjetorit do të marrë pjesë edhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn









