Studentët sot për të dytën ditë kanë vazhduar me protestat e tyre për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Ata sot u dhanë ultimatum 7 ditor universiteteve dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që t’i plotësojnë kërkesat e tyre, pasi që në të kundërtën thonë se protestat do të përshkallëzohen
Studentët sot për të dytën ditë kanë vazhduar me protestat e tyre për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Ata sot u dhanë ultimatum 7 ditor universiteteve dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që t’i plotësojnë kërkesat e tyre, pasi që në të kundërtën thonë se protestat do të përshkallëzohen.
Me thirrje për depolitizim të arsimit, transparencë nga universitetet, heqje të taksave dhe më shumë të drejta, studentët sot kanë vazhduar protestën në Tetovë.
“Prej sot ne japim një javë ultimatum, nëse nuk plotësohen jo një orë, por 24 orë me protesta të përshkallëzuara përpara rektorateve të universiteteve dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”, thonë studentët.
Ata gjithashtu deklarohen edhe për reagimet e universiteteve dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në lidhje me protestën e djeshme.
Video:










