Nuk ka errësim të ekonomisë, shtetit dhe ardhmërisë nga sundimi kriminal 11 vjeçar i VMRO-DPMNE-së kur paratë e qytetarëve shpenzonin për tenderë kriminelë, provizione, barok të rremë dhe përmendore përderisa qytetarët fundoseshin në varfëri.
Është hipokrite që VMRO-DPMNE-ja, partia simbol e huamarrjes joproduktive me norma të larta të interesit sot të flasë për huamarrje kur pikërisht ajo parti dyfish e rriti borxhin publik me politikat e saja shkatërruese dhe kriminale.
Për dallim të raportit të tillë drejtë qytetarëve dhe ekonomisë, Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja me përgjegjësi menaxhon me paratë e qytetarëve të bazave të shëndosha.
Frekuenca e aukcioneve është ulur dyfish, nga katër herë në muaj në dy herë për një muaj, dukshëm janë ulur normat e interesit, ndërsa borxhi publik është vendosur nën kontroll dhe jo vetëm që nuk rritet, por edhe zvogëlohet.
Dëshmi për atë janë edhe të dhënat zyrtare të cilat tregojnë se në fund të vitit 2016 borxhi publik ka qenë 48,8 për qind të BPV-së, përderisa në tremujorin e tretë të këtij viti, borxhi publik është 48,2 për qind të BPV-së.
Shihet qartë se udhëheqësia antipopullore e VMRO-DPMNE-së e kryesuar nga Hristian Mickoski nuk mund të pajtohet me politikat e suksesshme të Qeverisë së kryesuar nga LSDM-ja dhe për këtë shkak vazhdimisht përhapin lajme të rreme.
VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski nuk kanë kurrfarë programi, asnjë plan ose ide për të mirën e qytetarëve, vetëm ofrojnë lajme të rreme, shkatërrim dhe bllokime.
Pasi që disa vite ekonomia shkonte vetëm prapa, sot ajo lëviz në drejtimin e vërtetë. Rriten pagat, investimet e huaja, ka rritje në eksport, ulet papunësia, ndërsa borxhi publik bie. Në vend të konferencave të rreme dhe hipokrite për shtyp, Mickoski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së mund të mësojnë ekonomi.










