Njoftojmë opinionin se deputetët Ejup Alimi dhe Rexhail Ismaili kanë hartuar dhe paraqitur në parlament projektligj për të ndryshuar Ligjin për Lojërat e Fatit, por i njëjti nuk është në pajtueshmëri me kërkesat e dala nga protestat qytetare. Edhe pse të dy këta deputetë kanë pranuar amandamentet tona ku kemi kërkuar largimin e lojërave të fatit 3 km larg vendbanimeve, këta të dy i kanë propozuar ligjvënësve distancë prej 500 metrash nga institucionet publike. Ne qytetarët ndihemi thellësisht të tradhëtuar dhe të zhgënjyer nga kjo sjellje e pahijshme e deputetëve Ejup Alimi (BDI) dhe Rexhail Ismaili (BDI).
Turp! (Lëvizja Anti Bixhoz).