Xhaferi: Ndryshimet kushtetuese përfundojnë nga mesi i janarit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi beson se çështja e ndryshimeve kushtetuese në lidhje me marrëveshjen me Greqinë do të mbyllet deri në mes të janarit. Ajo, thotë, hap mundësinë që ligji për ratifikimin e marrëveshjes, së bashku me atë për përdorimin e gjuhëve të dërgohet në Gazetë Zyrtare pa nënshkrimin e presidentit Gjorgje Ivanov.

“Seanca për ndryshimet kushtetuese është caktuar për 9 janar. Pritjet janë që deri më 15 janar të përmbyllet e gjithë procedura dhe të miratohen amendamentet. Nëse udhëhiqemi nga përvoja debati nuk ka nevojë të zgjasë më shumë se pesë – gjashtë ditë. Por, ashtu siç është paralajmëruar, mospjesëmarrja e opozitës lë mundësi të kryhet edhe më shpejtë. Sidoqoftë, kjo çështje do të mbyllet deri në mes të janarit. Me këtë hapet rruga dy ligjet të shkojnë në Gazetë Zyrtare”, tha sot Xhaferi.

Në lidhje me përpjekjen e Ivanovit për të nënshkruar këto dy ligje, Xhaferi thotë se ai ka për detyrë ta bëj këtë, sepse siç potencon, vullneti i Kuvendit nuk mund të pengohet dhe kjo do të realizohet.

“Kjo do të ndodhë kur t’i dërgoj në Gazetën Zyrtare. Nënshkrimi im është aty. Ajo është një vendim”, tha kryetari i Kuvendit të Maqedonisë.

Ai konsideron se Kuvendi ka arritur të plotësojë pritjet dhe të realizoj aktivitetet në kuptimin legjislativ.

“Mendoj se Kuvendi i plotësoi pritjet për këtë vit dhe kryesisht të gjitha çështjet e rëndësishme i ka kryer në kohë të duhur. Kuvendi i Maqedonisë arriti të arsyetoj punën e tij dhe të arsyetoj pritet e qytetarëve në lidhje me atë. Megjithatë, anketat të cilat janë zbatuar nga institucionet kompetente dëshmuan se Kuvendi është vlerësuar në mënyrë të përshtatshme”, tha Xhaferi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu