Ka mjaftuar thirrja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, që karburantet të ulin çmimet e naftës e benzinës dhe kompanitë me sa duket i janë përgjigjur.
Javën e shkuar në disa qytete të Kosovës u shënuan ulje drastike të karburanteve, por nuk është ndalur me kaq.
Sot një tjetër kompani ka ulur çmimin e naftës në 0.99 cent për litër.
Mediat në Kosovë shkruajnë se kjo ulje çmimi nga “Petrol Company” është mirëpritur nga qytetarët










