Edhe pesë persona të tjerë të amnistuar për 27 prillin

Numri i të amnistuarve për 27 prillin arrin në 20. Sot Gjykata Penale ka marrë vendim për të amnistuar edhe pesë persona shtesë, nga dy procese gjyqësore. Siç thekson Gjykata Penale, raporton SHENJA, prej këtij raundi propozimesh të prokurorisë, janë refuzuar shtatë kërkesa për amnisti.

Gjykata Penale tha se është duke shqyrtuar edhe kërkesat e tjera, dhe në momentin që do të ketë vendime, ato do të publikohen në ueb faqen e gjykatës. Por epilogu përfundimta do të dihet brenda kësaj jave.

Deri më tani u amnistuan organizatorët e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, Bogdan Ilievski, Vllado Jovanovski dhe Boris Damovski. U amnistuan pesë deputetët e VMRO-së Kërsto Mukoski, Sasho Vasilevski, Ljupço Dimovski, Johan Tarçullovski dhe Ljuben Arnaudov. Por u amnistuan edhe të punësuarit në kabinetin e ish-kryetarit të Kuvendit, Elena Bozhinovska dhe Ivan Cvetanovski. U amnistuan edhe Zaharije Simovski, vllezërit Stefan dhe Mihaill Mlladenovski, Mitre Pitropovski dhe Ilija Sllavevski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu