Capital-T i del në mbrojtje Halil Kastratit: Çdo ëndërr e madhe fillon me një ëndërrimtar (FOTO)

Reperi i njohur Capital-T ka qenë i angazhuar në shumë iniciativa bamirëse këtë fundvit. Ai u ka dalë në ndihmë fëmijëve në nevojë duke u shpërndarë atyre dhurata, gjersa së bashku me Halil Kastratin, kanë ndihmuar edhe në ndërtimin e disa shtëpive për familjet nevojtare.

Emra të ndryshëm kanë kritikuar Halil Kastratin për shfaqjen në publik të ndihmave të tij, ndërsa reperi i famshëm Capital-T, ka pasur vetëm fjalë të mira për Halil Kastratin.

Capital-T i ka qëndruar pranë Kastratit edhe tani kur është ngritur një debat mbi bërjen publike të iniciativave bamirëse.

Çdo ëndërr e madhe fillon me një ëndërrimtar. Gjithmonë mbajeni mend, ju keni brenda jush forcë, durim dhe pasion për të ndryshuar botën”, ka shkruar Capital-T në profilin e tij në Instagram. /InfoShqip


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu