Këta janë popujt për të cilët serbët kanë më së shumti urrejtje (FOTO)

Serbët i duan më së shumti grekët dhe sllavo-maqedonët, të cilët klasifikohen si kombet e tyre të preferuara, ndërsa nuk i duan shqiptarët dhe kroatët, sipas një studimi të bërë nga agjencia Faktor plus, shkruan InfoShqip.com.

Hulumtimi i kësaj agjencie, që është publikuar javën e kaluar, trajtoi, në të vërtetë, marrëdhëniet midis popullit serb dhe atij shqiptar, perspektivën e kësaj lidhjeje, pikat e mosmarrëveshjes, si dhe mundësitë dhe fushat e bashkëpunimit. Ky hulumtim tregoi se edhe njëherë për traumat e thella historike, stereotipet, por edhe çështja e pazgjidhur e Kosovës dhe qëndrimet e politikanëve ndikojnë në marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve.

Ky hulumtim nxori në pah se çfarë lloj opinionesh kanë serbët ndaj popujve të tjerë në rajon. Të anketuarit e moshës 24-45 vjeç thanë se kishin mendimin më pozitiv për grekët. Ndërsa personat më të vjetër se 50 vjeç, sipas rezultateve të këtij hulumtimi, ata preferojnë maqedonasit.

Nga ana tjetër, serbët opinione negative më së shumti kanë për kroatët dhe shqiptarët, ku kroatët dhe shqiptarët, rënditen të parët në listë e popujve më negativ.

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu