Gjigandët Francez të PSG kanë bërë një punë të palodhur për të mbajtur në skuadër yllin Kylian Mbappe, shkruan Albeu.com
Francezi u trasferua fillimisht si huazim të PSG, nga Monaco para se të kompletohej marrëveshja për trasferimin e tij për 180 mln euro verën e kaluar.
Mbappe cilësohet si talenti më i mirë në botë për momentin pasi statistikat e tij janë impresionuse, e për këtë fakt pati një luft të ashpër mes tre klubeve, PSG, Real Madrid dhe Manchester United.
Drejtori ekzekutiv i PSG-së, Luis Ferrer, ka treguar se si arritën ta trasferojnë yllin Mbappe.
“Ne u detyruam ta bëjmë dyfishin e punës që e bënte Real Madridi. Ne shkuam në shtëpi të tij, biseduam me të afërmit e tij, ua treguam atyre projektin e klubit. Ne u detyruam të bëjmë shumë gjëra për t’ia dëshmuar se e duam me të vërtetë, se ai do të luajë për ne dhe se është i rëndësishëm për skuadrën tonë”, ka thënë Ferrer.
“Për fat të mirë, Kylian na besoi dhe ne e arritëm marrëveshjen. Kur Zidane dhe Real Madridi e telefonuan atë, pasi e kishin fituar dy herë Ligën e Kampionëve, ishte e vështirë të mendosh se do ta fitojmë këtë garë. Por, ne bëmë gjithçka për ta bindur atë dhe familjen e tij”.
“Ne u detyruam ta bindim se ky nuk është momenti i duhur për t’u larguar nga vendlindja. Kjo ishte njëra ndër pikët kryesore. Çelësi ynë ishte t’ia bëjmë të qartë se është më mirë të dëshmohet në Francë dhe pastaj ka kohë ta dëshmojë veten jashtë”.
Gera mes Realit nuk ka mbaruar ende pasi Perez nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë dhe këtë verë do të tentojë sërish ta trasferojë francezin. /albeu.com/