Ish-kandidati presidencial dhe ish ministri në Qeverinë e Nikolla Gruevskit, Imer Selmani, për dallim nga Ali Ahmeti ka marrë guximin që në konventën promovuese të Stevo Pendarovskit tu bëjë thirrje shqiptarëve që të votojnë kandidatin presidencial të LSDM-së, kandidat i cili në këta zgjedhje mbështetet edhe nga partitë shqiptare në pushtet BDI dhe Alternativa, shkruan InfoShqip.
Ai ishte i pranishëm sonte në konventën e kandidatit presidencial Pendarovski në sallën Boris Trajkovski në Shkup, ku mbajti një fjalim në sëpari në gjuhën maqedonase dhe pastaj në gjuhën shqipe.
“Në këtë sallë ka njerëz që votuan edhe për mua në vitin 2009, për një ide të re që tejkaloi barrierat etnike për një Maqedoni stabile, e cila do të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së. Andaj mos keni dilema, dilni në rrethin e parë dhe votoni për Stevon, për shkak se vota juaj është investimi më i mirë për të ardhmen e vendit tonë”, theksoi Selmani. /InfoShqip.com
Video: