Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern i’a ka paguar faturën e pazareve një nëne në supermarket.
Gruaja në fjalë kishte harruar kuletën në shtëpi dhe kryeministrja që ndodhej prapa saj u ofrua që t’ia paguante. Nëna ishte gati për të paguar ushqimet që kishte blerë në Auckland kur e kuptoi se nuk kishte portofolin me vete.
E pyetur në konferencën për shtyp të enjten se pse u afrua që t’i paguante gruas pazaret Ardern u përgjigj me një fjali.
Ajo tha: “Sepse ajo ishte një nënë”.
Gruaja më pas postoi një mesazh falënderues në mediat sociale, k ajo shkroi:
“Vetëm kur mendon se Jacinda Ardern nuk mund të bëhej më e dashur dhe autentike. Ajo shkon dhe paguan produktet e tua ushqimore në supermarket sepse ti ke dy fëmijë me vete“. /InfoShqip