Zaev: Jam politikani më popullor në Maqedoni, shqiptarëve nuk ju kam asnjë borxh (VIDEO)

Kryeministri Zoran Zaev në emisionin Click Plus në Tv21 i pyetur nga gazetari Fatmir Aliu se nëse i ka ndonjë borxh shqiptarëve, përgjigja e kryeministrit Zaev ishte se nuk ka asnjë borxh, ndaj shqiptarëve.

“Nuk ju kam asnjë borxh shqiptarëve, pse ti kem borxh. I kam borxh vetëm të vazhdoj me politikën e ndershme të gjithë qytetarëve, pa dallime etnike“, u përgjigj Zaev ndaj pyetjes së gazetarit, shkruan InfoShqip.

Zaev gjithashtu theksoi se është politikani më popullor tek shqiptarët dhe komunitetet e tjera dhe se kjo dëshmohet në të gjitha anketat e zhvilluara. Ai theksoi se krenohet me këtë dhe e thotë hapur sepse vazhdon rrugëtimin për një shoqëri të barabartë për të gjithë.

Gjithashtu Zaev foli edhe për kandidatin për president të mbështetur nga LSDM Stevo Pendarovski, ai theksoi se Pendarovski përfaqëson të gjithë qytetarët, pa dallime etnike, sipas tij, opsioni i tyre është opsioni i së ardhmes së vendit, duke qenë pjesë e NATO dhe BE-së. /InfoShqip.com

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu