Bombarduesi A B-52H i njohur si ‘Wise Guy’ i ndërtuar në vitin 1960 për Ushtrinë Amerikane, pritet të kthehet në shërbim pas plot 10 vitesh, transmeton Gazeta Metro.
Për të dytën herë në historinë e Forcave Ajrore të SHBA’së, shërbimi pritet të rikthejë nga ‘raftet’ këtë bombardues të fuqishëm.
Forcat Ajrore humbën një prej sulmuesve në vitin 2016, duke e bërë kështu ‘Wise Guy’ bombarduesin e dytë që do merret ndonjëherë për shërbimin aktiv. I pari, me nofkën ‘Ghost Rider’ u rikthye gjithashtu në vitin 2015.
Me mbi 17.000 orë fluturim në histori dhe më shumë se një dekadë shërbim në shkretëtirë, marrja e ndihmës së ‘Wise Guy’ kërkonte ndihmë nga burime të shumta.
Koloneli Robert Burgess, njëherëshit edhe pilot, ka thënë se kjo ka qenë një përpjekje e gjerë komanduese dhe detyrë që ofron një eksperiencë shumë të madhe.
Derisa, tregon se janë dashur katër muaj për t’u përgaditur, duke e quajtur këtë një përpjekje vërtet të madhe./gazetametro
FOTO: