Të martën më datë 11.06.2019 një delegacion nga Republika Çeke i udhëhequr nga kryeministri Andrej Babish do të qëndrojë në takim zyrtar në Maqedoni.
Në kuadër të vizitës do të organizohet një pritje solemne, kurse më pas do të ketë deklaratë të përbashkët mes kryeministrit Zoran Zaev dhe atij çek, Babish.
Është paraparë që kryeministri Babish të realizojë takime edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, Koço Angjushev dhe ministrin e ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Sipas mediumeve, Babish posedon pasuri në vlerë 3.7 miliardë dollarë dhe është njeriu i dytë më i pasur në Çeki dhe ndoshta është kryeministri më i pasur në botë.