Dy këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare takohen, bëjnë shqiponjën me duar (FOTO)

Këngëtaret shqiptare nuk kanë të ndalur. Ato po e gjejnë veten shumë mirë në tregun ndërkombëtarë muzikorë. Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Ava Max janë disa nga emrat që dëshmojnë se suksesi në arenën ndërkombëtare është i mundur të arrihet, shkruan Indeksonline.

Së fundmi ka pasur një takim midis Bebe Rexhës dhe këngëtares Ava Max, të dyja me prejardhje shqiptare dhe shumë të suksesshme me projektet e tyre muzikore.

Për të treguar se nuk e harrojnë asnjëherë prej nga vijnë, ato kanë zgjedhur ta bëjnë shqiponjën me duar, simbol ky i kombit shqiptar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu