Mickoski: Zaev ka rënë në gjunjë, VMRO-ja bashkë me popullin po fiton

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hritijan Mickoski sot gjatë shënimit të përvjetorit të 29 të partisë tha se VMRO-ja është nder, ideologji dhe vlerë. Ai theksoi se dy gjëra janë të sigurta, se LSDM-ja po bie dhe se VMRO-DPMNE-ja së bashku me popullin po fiton.

LSDM-ja bie por VMRO-DPMNE-ja bashkë me popullin po fiton. Zaevi është në gjunjë kurse VMRO-DPMNE-ja në zgjedhje kurdo që të mbahen do të fitojë. LSDM dhe Zoran Zaev po shkon drejt fundit nga i cili s`ka kthim. Fitorja e VMRO-së do të jetë fitorja e Maqedonisë dhe këtë ua premtoj prej këtu nga 29 vjetori i partisë. Ka nga ata qe thonë se populli nuk e do Zaevin por atij gjithçka i kalon. Populli s`mund të mashtrohet. Dhe sapo ka filluar të mendojë se ju kaloi, duhet të dini se ditët e tij janë të numëruara, tha kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Mickoski u drejtua edhe me ton kritik për ndërkombëtarët të cilët i quajti fajtor të cilët pretendojnë se dinë gjithmonë se çfarë është më mirë, por pa e precizuar se kujt i drejtohet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu