Ministrja e jashtme bullgare në anën e Kosovës: Nuk do të ishte keq sikur Daçiq të kërkonte falje

Ministrja e punëve të jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, ka thënë gjatë ditës së sotme se pret nga Daçiq që të kërkojë falje për fjalët e tij ofenduese ndaj kryeministrit bullgar, Boyko Borisov.

“Nuk do të ishte keq për ministrin e punëve të jashtme, Ivica Daçiq të kërkojë falje për fjalët e tij” tha Zaharieva para gazetarëve, raporton agjencia e lajmeve bullgare Dnevnik.

Ajo këto fjalë i tha para se të fillojë seanca parlamentare në Bullgari.

“Kërkim falja është akt personal, nëse kjo do të ndodhë, i mbetet ministrit të jashtë ta vendosë” shtoi ajo.

Ministria e punëve të jashtme gjatë ditës së djeshme tha se të hënën e pret ambasadorin serb në Sofje për të dhënë shpjegim mbi deklaratat e kryediplomatit serb.

Ndër tjera, ministrja tha “Fjalët emocionale janë të papranueshme. Ai duhet të mendojë se çfarë ka thënë kryeministri bullgar përpara se të reagojë emocionalisht”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu