Vucic i frikësohet Bullgarisë: Na keni keqkuptuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka thënë se Bullgaria ka keqkuptuar deklaratat e kryediplomatit serb, Ivica Dacic, i cili tha se kryeministri Boyko Borisov nuk duhet të merret me BE’në e Borellin, transmeton Gazeta Metro.

N1 raporton se Vucic ka thënë që Serbia dhe Bullgaria kanë marrëdhënie të mira e se ndodhitë e fundit, janë vetëm keqkuptime të përkohshme.

“Bullgaria e ka njohur pavarësinë e Kosovës, Serbia nuk e njeh atë. Këto janë dallimet tona. Në të gjitha gjërat e tjera, kemi marrëdhënie të mira, kjo është një keqkuptim i përkohshëm. Unë do të bisedoj në javën e ardhshme me kryeministrin Boyko Borisov dhe Presidentin Radev. Ne kemi anëtarë të pakicës bullgare në parlamentin serb, të cilët dua të ndjehen si në vendin e tyre” tha Vuçiq në një konferencë për shtyp.

Ai shtoi se personalisht do të avokojë për ‘kthim në rrugën e marrëdhënieve të mira’ me Bullgarinë, e atë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Kujtojmë se pëprlasjet mes Serbisë e Bullgarisë filluan pasi që kryeministri bullgar, Borisov, deklaroi se Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrelli, duhet ta respektojë qëndrimin e Bashkimit Evropian për Kosovën, e jo ta mbaj qëndrimin e Spanjës, vend edhe nga ky vjen.

Kundër kësaj deklarate reagoi ashpër Ivica Dacic, i cili tha se Borisov nuk duhet të merret me BE’në dhe Borellin, pasi që të dy palët, nuk e trajtojnë Kosovën si shtet të pavarur./gazetametro


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu