Driton Kuka pas takimit me presidentin e Shqipërisë: Sot Sarajeva merrte frymë shqip (FOTO)

Trajneri legjendar i xhudos, Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi po qëndrojnë në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinë.

Arsyeja e qëndrimit të tyre në kryeqytetin boshnjak është një kamp stërvitor, shkruan Zëri.

Në këtë kamp po marrin pjesë rreth 250 xhudistë, derisa Kuka merr pjesë në rolin e trajnerit.

Gjatë ditës së sotme, Driton Kukën dhe Majlinda Kelmendin i ka vizituar presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kuka përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“Çfarë takimi i bukur dhe domethënës për ne me presidentin Meta. Bashçarshija e Sarajevës sot merrte frymë shqip. Takim motivues për garuesit tanë drejt sfidave të reja”, shkroi Kuka./Zëri

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu