‘Një përfaqësi ndërkombëtare për të qeverisur Shkodrën’, e gjendur në një situatë të vështirë Voltana Ademi merr vendimin që askush nuk e priste 

Kryebashkiakja ende në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, ka takuar sot ambasadorin e Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo.

Lajmin të ditur e ka bërë vetë Ademi, përmes një statusi në ‘Facebook’ , ku shprehet se ky takim vjen pas letrës që ajo u dërgoi disa ditë më parë drejtuar ambasadorëve të huaj në Tiranë.

Kryebashkiakja u kërkoi të ngrenë një përfaqësi ndërkombëtare për të qeverisur Shkodrën.

‘Falenderoj përzemërsisht Ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tone SHT Z. Alberto CUTILLO për përgjigjen ndaj letrës që unë, si kryetare e Bashkisë dhe qytetare e Shkodrës, i dërgova si përfaqësues i një vendi mik dhe me lidhje të ndërsjellta shekullore.

Në Ambasadën e Republikës së Italisë me Z. Ambasador, bashkë me kolegët z. Agron Kapllanaj kryetar i Bashkisë Mallakastër dhe z. Xhelal Mziu, kryetar i Bashkisë Kamëz, zhvilluam një bisedë tejet konstruktive, ku përcollëm të gjitha shqetësimet tona tashmë të njohura e publike. Gjetëm vëmendjen e tij të plotë për çfarë diskutuam dhe çeshtjet e rëndësishme që ngritëm për funksionimin normal të sistemit demokratik në përgjithësi dhe të qeverisjes vendore në veçanti’, shkruan Ademi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu