Pasuesi i Mogherinit ka 5 sprova: Ne mesin e tyre edhe Kosova, ja detajet

Ministri i ardhshëm i Jashtëm evropian, Josep Borell, do të përballet me pesë sprova në detyren e tij të re, e një ndër to është edhe çështje mes Kosovës e Serbisë, transmeton Gazeta Metro.

Financial Times i ka kushtuar një artikull të plotë pasuesit të Federica Mogherini, i cili njëkohësisht është duke pritur për t’u marrë edhe me çështjen e Iranit, Venezuelës, Kinës dhe Mardhënien me SHBA’të.

“Veterani spanjoll do të përballet me çështje nga Venezuela e deri në Ballkan në kohën e rënies së ndikimit të BE-së”, shkruan FT, duke shtuar se tensionet midis Beogradit dhe Prishtinës janë në rritje, pavarësisht ndërmjetësimit të BE’së.

Sprovë e veçantë e tij mbetet Kosova, pasi që ai do të jetë ndërmjetësues me mardhëniet e saj me Beogradin, të cilat po bëhen gjithnjë e më komplekse.

FT shkruan se mandati i tij si ministri i Jashtëm spanjoll ka qenë i vendosur të kundërshtojë pavarësinë e Katalonjës, ku ai u rrit.

“Kjo ngre pyetje rreth mundësisë për t’u parë si një ndërmjetës neutral, veçanërisht pasi Spanja është një nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës,” shkruan FT.

Sidoqoftë, Borell duhet të punojë me vetbesim, duke marrë parasysh karrierën e tij, si dhe të mos ketë mungesë të ambiciecës. Ndërsa sa i përket qasjes së tij ndaj Kosovës, kjo është një temë e cila është diskutuar shumë së fundi./gazetametro


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu