Erdogan kërcënon: Ushtria e Turqisë e sheh Qipron si atdheun e tyre

45 vite pas, siç e quajnë, operacioni Liria e Qipriotëve, Erdogan kërcënoi se Qipriotët do të duhet të pajtohet se pasuritë e ishullit dhe bregdetit si takojnë vetëm atyre, Turqia tani ka nisur shpimet për naftë e gaz natyror duke shkelur integritetin territorial të Qipros përkundër vërejtjeve të BE’së e SHBA’së, transmeton Gazeta Metro.

Ushtria e Turqisë kurrë nuk do të ngurrojë të veprojë si para 45 viteve “nëse duhet për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e Qipriotëve Turq” ka thënë sot Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan pikërisht në 45 vjetorin e ndërhyrjes së Ushtrisë turke në Qipro, siç e cilëson ai, për të shpëtuar jetën e Turqve në ishullin mesdhetar, raporton agjencia e lajmeve turke Anadolu.

Erdogan është i vetëdiijshëm kur tha se e gjithë bota po i shikonte, pasi s’ka shumë kohë kur u paralajmëruan nga BE’ja dhe SHBA’të për të mos shkelur integritetin territorial të Qipros, ai tha “E gjithë bota po na shikon vendosmërinë tonë, askush nuk duhet të dyshoj në Ushtrinë heroike Turke, që e sheh Qipron si atdheun e tyre”.

Presidenti Erdogan kujtoi se operacioni ushtarak më 1974 erdhi pas harxhimit të mundësive diplomatike në përputhje me ligjet ndërkombëtare, sipas Erdogan, ai shtoi edhe “ata që mendojnë se pasuria e ishullit dhe rajonit u takon vetëm atyre do të përballen me vendosmërinë turke dhe të turqve qipriotë”.

Në të njëjtën kohë Erdogan theksoi se synimi i Turqisë është zgjidhja e drejtë dhe paqësore, jo të shtohet tensioni në Mesdheun lindor.

Konflikti për Qipron po vazhdon ende pa një zgjidhje që prej 45 viteve, e prova të shumta nga shumë palë kanë dështuar deri tani. Situtata u përkeqësua kur Turqia filloi të hulumtojë e shpoj për burime të gazit dhe naftës në bregdetin e Qipros, ju tërhoq vërejtja nga BE’ja dhe SHBA’të por nuk i përfilli dhe po vazhdon me këtë veprimtari ende./gazetametro


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu