Rikthehet Zhade me serial të ri në ekranet shqiptare, me një ndryshim drastik (FOTO)

“Zhade” nuk është më ajo që njihni. Në fakt, jo ajo që mbani mend që nga “Kloni”. Aktorja e njohur braziliane, Giovanna Antonelli, së shpejti do të rikthehet në ekranin shqiptar me një serial të ri, i cili do të nisë transmetimin në Tv Klan sezonin e ardhshëm televiziv.

Lajmin për serialin e ri e dha nga “Rudina”, Albert Dumani, duke zbuluar se në shtator, në Tv Klan ka surpriza për të gjithë adhuruesit e serialeve. Drejtori i programacionit të TV Klan tha se pas përfundimit të serialit “Dyshja Fantastike”, i cili ka 40 episode, në ekranin e madh të Tv Klan do të rikthehen serialet braziliane.

“Një shans i dytë” (Segundo Sol) do të sjellë një rikthim të këndshëm të serialeve braziliane për publikun shqiptar. Prodhimi i vitit 2019 në Brazil do të fokusohet në historinë e një nëne me dy fëmijë, të braktisur nga bashkëshorti dhe sfidave që i duhet t’i përballojë për t’ia dalë mbanë e vetme.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu