Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PD-së Sali Berisha vazhdoi me akuzat ndaj qeverisjes socialiste për sundimin e krimit të organizuar në vend.
Në një postim të fundit në llogarinë e tij në “Facebook” pas shpërthimeve me eksploziv dhe zjarreve në Vlorë, Peshkopi dhe Lezhë, ish-lideri historik i partisë më të madhe të djathë u shpreh se “uji fle, mafia nuk fle”.
“Natë eksplozivësh, zjarresh mafioze në Lezhë, Peshkopi, Vlorë në narkoshtetin e Edvin Mafisë!
Miq, nata e kaluar e narkoshtetit u dallua për eksplozive, zjarre mafioze në Peshkopi, Lezhe, Vlorë duke dëshmuar kështu se uji fle, por mafia nuk fle! Autorët u kthyen në shpellat e tyre të mafies dhe po presin të ndermarrin aktet e radhës natën që vjen. Narkopolicia tha mafia është e jona! SB!”