Blerja e sistemit mbrojtës rus nga ana e Turqisë, ka bërë bujë të madhe nëpër botë, e madje i ka shkaktuar probleme edhe me Shtetet e Bashkuara (SHBA). Përveç saj, edhe Serbia u furnizua dje me disa helikopterë rus, e njëjtë do t’ia bëjë edhe India, transmeton Gazeta Metro.
Zyrtarë të New Dehli kanë konfirmuar sot se kanë nënshkruar një marrëveshje zyrtare me Rusinë për të blerë sistemin e tyre ajror, që do të vendoset në sistemin indian Sukhoi.
“Një kontratë është arritur me Rusinë për sistemin R-27, i cili do t’i bashkëngjitet atij Su-30MKI”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Kujtojmë se në fillim të këtij muaji, edhe Turqia ka blerë sistemin anti-raketor S-400 të Rusisë, gjë e cila nxiti shumë reagime, sidomos nga SHBA’të.
Armë nga Rusia ka blerë edhe dikush nga Ballkani. Serbët i dhanë bujë të madhe dje blerjës së disa automjeteve ushtarake ruse.
Sidoqoftë, mediat për to shkruajnë se nuk kryejnë funksione të mëdha, duke marrë parasysh se kanë një teknologji shumë të vjetër dhe kanë dalur nga përdorimi vite më parë./gazetametro