Ashtu sikurse është e kuqja për demat është edhe flamuri shqiptar dhe shqiponja dykrenare për mediat në Serbi.
Në prill të këtij viti një i ri nga Tropoja ka shkrepur një foto në Beograd, ku në makinën e tij shihet i varur edhe flamuri kuq e zi.
Por edhe pse kanë kaluar muaj nga kjo ngjarje, me sa duket serbët nuk e kishin harruar këtë foto, të cilën e kanë bërë edhe lajm asokohe.
E përditshmja “Kurir” shkruante përbri fotos së tropojanit:
“PROVOKACIJA! Një shqiptar bëri një foto para simbolit të Serbisë në mes të natës, hapi flamurin e Shqipërisë dhe shpëtoi.”