Serbët e hoqën flamurin e Kosovës nga Kalaja e Novobërdes, por tani Policia po e ruan pasi shteti e vendosi sërish.
Pas raportimit të mediave serbe për vendosjen e flamurit të Kosovës, në kalanë e Novobërdes, serbët në fshehtësi e kishin larguar.
Por, flamuri u vendos sërish dhe ai tani po ruhet nga Policia e Kosovës.