Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, i kanë dalë ca zëra kundër pas vizitës në SHBA, e siç pritej ka të tillë që shiten se gjoja pavarësia e Kosovës dhe pranimi i saj prej SHBA’së qenka lajm dhe kërkesa për njohje nga Serbia ra prej qielli, vet kreu i shtetit serb u zemërua me ta, transmeton Gazeta Metro.
Vucic tha se Serbia nuk mund të ndryshoj vendimin e SHBA’së për pranimin e pavarësisë së Kosovës, duhet ta kuptojmë se cili është qëndrimi i SHBA’ve. Ai kritikoi mediat serbe të cilat po shkruajnë se gjoja se Presidenti Donald Trump paska ndryshuar qëndrim, kjo është e papranueshme.
“Unë nuk mund të pranoj atë që po e lexoj në media tona, se Trump paska ndryshuar politikat. Ata e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, kjo është politika e tyre, nuk do ndryshohet. Atë çka ne kërkojmë është të luftojmë për interesat tona, të nxjerrim sa më shumë që mundemi për popullin tonë në Kosovë dhe sa mundemi për Serbinë” tha Vucic.
Vucic shtoi se gjendja nuk është e lehtë për Serbinë, është “shumë e vështirë” tha ai e foli për atë se kush ka ndikim tek shqiptarët dhe theksoi rëndësinë e SHBA’ve.
“Nëse mendoni se dikush mund të ndikoj në Prishtinë në çfarëdo mënyre, e të këta të mos jenë amerikanë, atëherë po e rreni veten shumë. Shikoni si janë marrëdhëniet mes SHBA’së dhe Europës të tendosura, unë mendoj se perëndimorët do të pajtohen rreth asaj se në çfarë drejtimi të i qasen krizës në mes të Beogradit e Prishtinës” tha Vucic./gazetametro