“Shqiptarët i thanë Edi Ramës: Anadolli nuk ka vend në Shqipëri”

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar ngjarjen e thyerjes së pllakës së memorialit turk në Tiranë, e cila u regjistrua mëngjesin e sotëm.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ngjela shprehet se shqiptarët i treguan Edi Ramës se Anadolli nuk ka vend në Shqipëri.

Ngjela e cilëson si të turpshëm dhe antikombëtar, memorialin e vendosur në Tiranë në nderim të persove që humbën jetën gjatë grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, teksa thekson se për vendosjen e tij nuk ka asnjë vendim ligjor.

Ndër të tjera, avokati i kujton kreut të qeverisë se shqiptarët e përmbysën osmanizmin në Turqi, pasi e luftuan për 500 vjet dhe se mbijetesa osmane në Shqipëri është pamundësi absolute.

Postimi i plotë:

Shqiptarët i thanë Edi Ramës: Anadolli nuk ka vend në Shqipëri.

Ata sot, herët në mëngjes, thyen një pjesë të memorialit të turpshëm të atyre që humbën jetën në “grushtin e shteti” në Ankara, që mendohet se ka qënë një vepër e instrumentalizuar nga Rexhep Taip Erdogani për të ushtruar dhunë. Mijra të burgosur vijojnë të vuajnë në një raprezalje antidemokratike në Turqi, si të implikuar në një grusht shteti fantazmë. Kurse presidenti turk thotë se jam neoosman. Por, kryeministri shqiptar duhet ta dijë se shqiptarët kanë qenë ata që e përmbysën osmanizmin në Turqi, pasi e luftuan për 500 vjet. Prandaj, këtu, në Shqipëri, mbijetesa osmane është pamundësi absolute.

Edhe diçka:

Për vendosjen e atij memoriali të turpshëm dhe antikombëtar, nuk ka asnjë lloj vendimi ligjor. Dhe, nuk ka sesi të kish kur ai ka qenë një akt antikombëtar. A e keni parë sesi autorët rrinë të fshehur dhe nuk japin asnjë lloj shpjegimi!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu