Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se opozita në Serbi e ëndërron skenarin në Maqedoni, pas kushteve që ka vendosur për të marrë pjesë në zgjedhjet.
“Ata e ëndërrojnë skenarin e Maqedonisë dhe i luten Zotit se, njëjtë sikurse Boki 13, do të marrin çanta me para dhe do t’ua ndajnë prokurorëve, Engjëjt e Çarlit, të cilët do t’i vendosnin së bashku me ndërkombëtarët. Kjo nuk do të në Serbinë e lirë”, ka thënë Vuçiq për “Politika”.
Sipas Vuçiq partia e tij çdoherë ka qenë e gatshme për dialog por asnjëherë për diktate, nga opozita dhe nga përfaqësuesit ndërkombëtar.
“Ata fantazojnë për formimin e qeverive të përkohshme, për ardhje në pushtet pa zgjedhje, pa vendim të shumicës parlamentare, disi të orkestruar nga faktori ndërkombëtar. Serbia është vend sovran dhe për marrëzi të tilla mund vetëm të ëndërrojnë, ndërsa në pushtet do të vijnë vetëm kur të marrin shumicën e besimit të popullatës”, ka thënë Vuqiç për “Politika”, transmeton SHENJA.