Edhe pse në pushtet, LSDM si parti më e madhe në vend po përballet edhe me largime. Kjo ka ndodhur me Petar Atanasov, ish-zv/ministri i arsimit dhe shkencës i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se është dorëhequr edhe nga posti i anëtarit të Këshillit qendror të LSDM-së.
Lajmin për këtë e kanë nxjerrë disa portale të afërta me opozitën , të cilat thirren në postimin e Atanasov përmes rrjeteve sociale.
Lidhur me dorëheqjen e tij nga posti i zv/ministrit të arsimit, kryeministri aktual Zoran Zaev ka theksuar se ai donte të bëhej ministër i Arsimit dhe pasi që nuk arriti këtë synim dhe interes u largua nga posti. Nga LSDM nuk kanë komentuar dhe konfirmuar se Atanasov ka braktisur radhët e tyre.
FOTO: