Rrufeja goditi aeroplanin e Daçiqit, ja detajet e fundit

Aeroplani i ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq është goditur nga rrufeja derisa po udhëtonte drejt Bledit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.50 kur aeroplani i tipit Falkon është goditur nga rrufeja në afërsi të Lubjanës.

Rrufeja sapo ka goditur ka shkaktuar panikë të madhe, por nuk ka pasur pasoja, për shkak se piloti ka ateruar në një nga aeroportet më të afërta në Slloveni.

Daçiq më pas ka vazhduar udhëtimin për në Forumin e Bledit. Ai ka theksuar për mediat serbe se ka dëgjuar shpërthimin, por se askush nuk mund ti bëj asgjë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu