Kusari-Lila tregon arsyet pse u largua Ilir Deda

Ilir Deda ka disa muaj që ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga Alternativa e Mimoza Kusarit-Lilës. Kjo e fundit ka treguar për arsyet që çuan në largimin e Dedës nga partia e saj.

“Mosmarrëveshjet kanë filluar më herët, atëherë kur bisedohej për ekipin negociator dhe Ligjin për Dialog. Ne kemi qenë kundër Ligjit, ndërsa Deda e ka votuar atë Ligj, i cili më pas është shpallur anti-kushtetuese”, ka treguar ajo në Klan Kosova.

“Ka qenë shumë i pakënaqur me vendimin e partisë, pastaj në njërën nga mbledhjet e Kryesisë ka treguar se për Vetëvendosjen ka vija të kuqe. Kur e kam thirr mbledhjen e fundit, para rreth katër muajsh, Ilir Deda e ka dorëzuar edhe letrën e dorëheqjes”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu