Ndalohen çekët, po planifikonin ngritjen e dronit “Kosova është Serbi” mbi stadiumin e Prishtinës (FOTO)

Policia e Kosovës i ka ndaluar tetë çekë, pasi atyre iu është zënë një flamur i Serbisë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, një dron, një kamerë, dy radiolidhje dhe gjashtë thika të vogla.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për informim nga Policia e Kosovës në Ferizaj, Mehmetali Hajdini. Gjashtë nga tetë çekët e arrestuar janë: Jan Zorabic, Tereza Honkova, Jan Stiler, Jakub Grus, Filip Cervenka, Nikola Zborilova. Sipas Hajdinit, çekët janë futur në Kosovë më herët.

Ata kanë vizituar komunën e banuar me shumicë serbe, Shtërpcë, ku janë takuar me nxënës në shkollat serbe.

Mjetet e zëna dyshohet se ata i kishin planifikuar që t’i përdorin në ndeshjen e Kosovë – Çeki, ku do të shfaqej flamuri në dron. Aktualisht personat janë duke u intervistuar”, ka deklaruar Hajdini.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu