Njihuni me iPhone-in e Barack Obamës, ai është krejt ndryshe nga të tjerët

Barack Obama është njeriu më i fuqishëm në botë, por ka një celular me funksione strikte dhe që e kufizon shumë atë.

Obama ka deklaruar se celulari i tij është mjaft i limituar, pasi ai vetëm mund të pranojë e-maile dhe të kërkojë në internet.

Kështu, presidenti i SHBA nuk mundet të telefonojë dikë me iPhone-in e tij, të fotografojë apo të dëgjojë muzikë.

Presidenti Obama e zbuloi këtë të hënën në Jimmy Kimmel. Ai shpjegoi se këto rregulla i ka pasur përgjatë gjithë presidencës së tij.

“Unë nuk mund të dërgoj mesazhe të cilat ndonjë ditë mund të jenë në faqen e parë të gazetave”, tha ndër të tjera Obama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu