Teslas i dështon vetura antiplumb gjatë prezantimit (VIDEO)

Lansimi i kamionçinës së re, Teslas nuk i ka shkuar ashtu si ka planifikuar, pasi xhami “anti-plumb” u thye gjatë testimit në transmetim direkt.

Shefi i Teslas, Elon Musk ka zbuluar kamionçinën 36 mijë eurosh në panairin e veturave në Los Angeles.

Ai ka marrë dizajnerin kryesor të kësaj veture, Franz von Holzhausen për të testuar dritaret anësore duke hedhur një top nga metali në to.

Pasi Holzhausen goditi dritaren e përparme ajo u thye menjëherë.

Musk reagoi duke thënë: “O zot. Ndoshta ajo goditje ishte pak si shumë”.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu