Zaev: Më intereson se si Apeli e mori vendimin për Mijallkovin

Kryeministri Zoran Zaev theksoi sot se pret sqarim të hollësishëm nga Gjykata e Apelit në Shkup për shfuqizimin e aktvendimit me burg për Sasho Mijallkovin dhe Menduh Thaçin.

Në mënyrë plotësuese, për Zaevin është i rëndësishëm arsyetimi sepse rasti “Titanik 2” ka të bëjë me votimin e dakorduar në KSHZ për zgjedhjet lokale të vitit 2013 ndërsa ka të bëjë me Strumicën ku ai ishte në garë për kryetar.

“Besoj që Apeli do të japë sqarim për vendimin, përse e kthejnë lëndën në rigjykim në Gjykatën penale. Dua të di, sidomos unë, sepse jam kandidati i atëhershëm për kryetar i Strumicës dhe për lëndë nga viti 2013, ku isha kandidat dhe duhej të vrapojmë për raundin e dytë dhe të tretë, për shkak të këtyre vendimeve që u morën. Dua të di si person, si kandidat dhe si kryeministër. Më intereson shumë si janë marrë vendimet, ashtu siç u intereson qytetarëve”, theksoi kryeministri Zaev.

Gjykata Penale dje shfuqizoi aktvendimin për rastin “Titanik 2”, dhe se procesi gjyqësor do të nis prej fillimit. Sipas gjykatës më të lartë, procedura është zhvilluar me lëshime, që ka çuar deri në vendim joligjor dhe jo të rregullt. Më 8 mars të këtij viti, në “Titanik” u dënuan Sasho Mijallkov me 3 vite, Menduh Thaçi me 3 vite e 2 muaj, Bedredin Ibraimi në 4 vite e 6 muaj ndërsa anëtarët e VMRO DPMNE-së në KSHZ, Sasho Sërcev, Vllatko Sajkovski dhe Aneta Stefanovska u dënuan me nga tre vite burg.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu