Ja kush është kryeministri teknik dhe zv/kryeministri, LSDM zbulon emrat

Oliver Spasovski do jetë kryeministër në Qeverinë teknike që do ta përgatit vendin për zgjedhjet e parakohshme më 12 prill. Kështu është vendosur në mbledhjen e Këshillit ekzekutiv dhe Këshillit qendror të LSDM-së që u mbajt sot në Bihaçka.

Kryeminstri Zaev gjithashtu tha para mediave se Milla Carovska do të zë vendin e Koço Angjushevit si zv/kryeministër për çështje ekonomike, kurse Shefat e kabinetit të Spasovskit dhe Carovskës do të jenë zv/ministra plotësues në këto dy ministri me të cilat në Qeverinë teknike do të udhëheqin kuadro të VMRO-DPMNE-së.

Gjithashtu LSDM ka zgjedhur Bojan Mariçiqin sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar, pasi sekretari i deritanishëm Dane Talevski është nominuar për ambasador në NATO.

Zaev tha se në mbledhjen e sontme të Këshillit Ekzekutiv kanë shqyrtuar edhe zhvillimet e fundit me partnerin e koalicionit për çka nënkryetarët kanë raportuar se grupi parlamentar i BDI-së kanë dhënë sqarime.

Kryetari i LSDM-së ka përsëritur se deri në shpërbërjen e Kuvendit do të insistojë në modelin me një njësi zgjedhore. /SHENJA


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu