Alternativa nuk po pranon të ulet në tryezë trepalëshe për koalicion parazgjedhor, deklaroi Arjanit Hoxha nga BESA. Ai madje kërkoi nga Aleanca për Shqiptarët që t’i sqarojë publikut se pse nuk po arrihet koalicioni i iniciuar nga vetë ata.
“Pasi që iniciatorë i koalicionit trepalësh është Aleanca për Shqiptarët ndërsa ne si Lëvizje Besa kemi pranuar të ulemi të bisedojmë të tre partitë, duhet ASH t’i tregojë opinionit publik arsyet pse Alternativa nuk pranon bisedimet trepalëshe”, deklaroi sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha.
Edhe Sekretari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi për TV21 tha se nuk do të ulen në tavolinë me Besën, pasi siç tha, është filial i Bashkimit Demokratik per Integrim.