Kryetari i VV’së, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit që ka pasur me Presidentin Hashim Thaçi. Ai është shprehur paksa i ashpër dhe i nervozuar me gazetarët, teksa ka folur për media.
Takimin me Thaçin, Kurti e ka quajtur pa efekte juridike, teksa ka treguar se nuk është mandatar.
Pas takimit, gazetarët ishin shumë të interesuar për përgjigje lidhur edhe me ofertën e fundit që Kurti i bëri LDK’së përmes një video mesazhi para se të shkonte ne takim me Thaçin.
“Ju lutem, nuk jam duke shkuar askund, këtu jam”, ka thënë Kurti teksa ka humbur durimin nga pyetjet e shumta të gazetarëve.
VIDEO: